Workshop me të rinjtë mbi informimin dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje

Më 23 nëntor, United Rights Foundation zhvilloi një workshop ndërveprues në kuadër të projektit “Vota e Parë: Përzgjedhje, Përfaqësim dhe Vendimmarrje Rinore”, me fokus rëndësinë e informimit, përfaqësimit dhe angazhimit qytetar në proceset demokratike.

Përmes diskutimeve dhe punës së përbashkët, të rinjtë reflektuan mbi rolin e tyre si votues dhe qytetarë aktivë. Ata ndanë mendime dhe ide mbi mënyrat se si mund të kontribuojnë në komunitet dhe ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet në vendimmarrje.

Workshop-i synoi të nxiste pjesëmarrjen e ndërgjegjshme të të rinjve, duke theksuar lidhjen mes votës së informuar dhe përgjegjësisë qytetare.

Projekti zbatohet nga United Rights Foundation, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe Ministrit përgjegjës për rininë.

Share this