




Më 17 nëntor 2026, United Rights Foundation (URF) organizoi një workshop ndërveprues në kuadër të projektit “Vota e Parë: Përzgjedhje, Përfaqësim dhe Vendimmarrje Rinore”, me fokus ndërgjegjësimin dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në proceset demokratike.
Përmes diskutimeve të hapura dhe aktiviteteve praktike, pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbenin ide dhe mendime mbi rëndësinë e votës, përgjegjësinë qytetare, përfaqësimin dhe rolin e tyre në vendimmarrje.
Workshop-i synoi të forconte ndërgjegjësimin e të rinjve për të drejtat e tyre politike, duke i inkurajuar të jenë qytetarë të informuar, aktivë dhe të angazhuar në zhvillimin e shoqërisë demokratike.
Projekti “Vota e Parë: Përzgjedhje, Përfaqësim dhe Vendimmarrje Rinore” zbatohet nga United Rights Foundation, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit përgjegjës për rininë.
Mendimet dhe opinionet e shprehura në kuadër të projektit u përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe Ministrit përgjegjës për rininë.


