URF për Mirëqenien e Fëmijëve në Epokën Digjitale

Në kuadër të Muajit të Shëndetit Mendor, United Rights Foundation organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar ndikimin e teknologjisë tek fëmijët e vegjël (0-3 vjeç).

Pjesëmarrës ishin ekspertë të IT, të shëndetit mendor, psikologë, edukatorë dhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtësisë. 

U theksuan rreziqet e përdorimit të hershëm të teknologjisë dhe u propozuan hapa konkrete për të mbrojtur mirëqenien mendore të fëmijëve.

Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që ndanë përvojat dhe idetë e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të shëndetshme për fëmijët tanë!

Share this