


URF, me nismën e Presidentes, Jona Dervishi, në kuadër të mbështetjes dhe bashkëpunimit me çdo bashki të vendit, si dhe duke i dhënë prioritet vlerësimit të nevojave të komunitetit, bazuar në kontributin specifik për minimizimin e përjashtimit social, nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Bashkinë Malësi e Madhe. ✊🏻💛
Falënderojmë për mikpritjen, gatishmërinë dhe vizionin për bashkëpunim në vijimësi, Z.Sytki Ndrecaj.
Së bashku në mbështetje të komunitetit, në krijimin e mundësive reale për zhvillim, përfshirje sociale dhe fuqizim të qytetarëve, me fokus të veçantë tek nevojat e Malësisë së Madhe. 🇦🇱
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe me më shumë mundësi për të gjithë.
