K - Kontroll, O - Orientim, N - Ndërhyrje, V - Vlerësim, E - Empati dhe R - Rezultate

Konispol - Vermosh

Çfarë është KonVer?

KonVer: nisma kudo dhe kurdo në të gjithë Shqipërinë për grupet e cënueshme: nga skaji (Konispoli ) në skaj (Vermosh) Aty ku shpesh nevojat mbeten të pakonsiderueshme dhe shërbimet të padukshme! Disa nga proceset që përmban ky projekt lidhen me terma si: 

K-Kontroll;    O- Orientim ;  N- Ndërhyrje:   V- Vlerësim ;   E- Empati;   R-Rezultate.

Bashkitë në përgjithësi shpesh kanë nevojë për: zhvillimin e shërbimeve të reja sociale, zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese, ofrimin e trajtimeve mbi burimet njerezore dhe nevojat  komunitare, asistencë në aplikime për fonde, ndihmë në implementimin e projekteve zhvillimore sipas nevojave lokale (p.sh. shërbime të kujdesit social, punësimit gjithëpërfshirës, edukimit dhe nga mbrojtja e fëmijëve e deri tek të moshuarit).

Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i nevojave të target-grupeve të cënueshme në qarqet e vendit për të ndërhyrë ne minimizimin e përjashtimit social të tyre. Në fokus të këtij procesi do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme për eksplorimin e nevojave duke i dhënë një dimension profesional e multidisiplinar e ndër-institucional 

Fazat e identifikimit të nevojave do të realizohen përmes një hulumtimi paraprak mbi vlerësimin e evidencave ekzistuese si në statistika apo raste konkrete, rrjetëzim konceptesh, ndarje funksionale të aktorëve bashkiakë, dëgjime publike e fokus-grupe me profesionistë lokalë; pyetësorë dhe intervista gjysëm të strukturuara; analizë e faktorëve situacionalë dhe objektivë: 

Bazuar në të dhënat e mbledhura, URF do të: identifikojë sfidat kryesore në ofrimin e shërbimeve sociale për ti mbështetur bashkitë në projekte të ardhshme që i përgjigjen nevojave të tyre;  do të rekomandoojë modele ndërhyrjesh për komunitetet lokale; sigurojë analiza të krahasuara midis bashkive për prioritete të ardhshme duke pasqyruar konkretisht mangësitë në lidhje me specifikat e grupeve të cënueshme e duke krijuar një databazë kombëtare për nevojat e shërbimet që ofrohen aktualisht e boshllëqet që ekzistojnë në të gjithë vendin me qëllim ndërmarrjen e nismave konkrete për ndërhyrje specifike në mbështetje të grupeve vulnerabël.

Sinenergjia në drejtim të bashkëpunimit e mbështetjes konkrete për re-integrim në shoqëri të grupeve të përjashtuara sociale është forma më e lartë e qytetarisë aktive dhe kontribut i drejtëpërdrejtë në trajtimin me dinjitet të cdo grupi të cënueshëm duke i dhënë përparësi të drejtave të njeriut!

Më shumë rreth KonVer...

UNITED RIGHTS FOUNDATION NËNSHKROI NJË TJETËR MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI, KËTË HERË ME BASHKIA LEZHË.

UNITED RIGHTS FOUNDATION NËNSHKROI NJË TJETËR MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI, KËTË HERË ME BASHKIA LEZHË.

UNITED RIGHTS FOUNDATION NËNSHKROI NJË TJETËR MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI, KËTË HERË ME BASHKIA LEZHË.

Scroll to Top