KONVER pati ndalesën e radhës në Durrës! 

URF, së bashku me ekspertët e saj, në kuadër të projektit “KonVer”, zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me specialistë të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Qendrave Komunitare dhe Ditore.

Qëllimi ishte identifikimi i nevojave të ndryshme të grupeve të cenueshme, për të evidentuar ndërhyrjet e duhura në përgjigje të tyre.

Diskutimet interaktive treguan rëndësinë e këtij takimi dhe shërbyen për një vlerësim më objektiv, që do t’i shërbejë minimizimit të përjashtimit social për grupet vulnerabël.💛

Share this