“Nga e drejta për t’u ankuar, tek përgjegjësia për të vepruar”

Nga e drejta për t’u ankuar, tek përgjegjësia për të vepruar”, ishte tematika e forumit të zhvilluar në Elbasan nga URF & AMP.

Pjesë aktive e tij ishin të rinj/studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, punonjës e drejtues të Shërbimit Social të Bashkisë, punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë, Elbasan.

Përveç njohjes me institucionin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe pozicionimin e United Rights Foundation si pjesë e shoqërisë civile, përmes ekspertëve, profesionistëve e të rinjve nuk munguan diskutimet me raste konkrete për rritjen e aksesit të qytetarëve në shërbime e sidomos në cilësi apo edhe identifikimin e formave më pranë qasjes komunitare.

Ky aktivitet jo vetëm që u vlerësua nga përfaqësuesit ndër-institucionalë, por ai solli adresim të çështjeve specifike që kërkojnë përforcimin e bashkëpunimit duke mbajtur parasysh interesin më të lartë të fëmijëve e target grupeve vulnerabël dhe fuqizimin e tyre përmes mekanizmit të ankesave si dhe institucioneve të hapura.

Share this