







Më 19 nëntor, në kuadër të projektit “Vota e Parë: Përzgjedhje, Përfaqësim dhe Vendimmarrje Rinore”, zhvilluam një workshop ndërveprues me të rinj. Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve praktike, trajtuam rëndësinë e votës së informuar, përfaqësimit dhe pjesëmarrjes aktive në proceset demokratike.
Gjatë workshop-it, të rinjtë ndanë mendimet e tyre për çështjet që i prekin dhe diskutuan si mund ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet në vendimmarrje.
Projekti “Vota e Parë: Përzgjedhje, Përfaqësim dhe Vendimmarrje Rinore” zbatohet nga United Rights Foundation, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit përgjegjës për rininë.
Mendimet dhe opinionet e shprehura në kuadër të projektit u përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe Ministrit përgjegjës për rininë.


