United Rights Foundation·1 min read







United Rights Foundation (URF) dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që përfshin dhurimin e 5 kondicionerëve nga URF për Shërbimin e Pediatrisë, me synim përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për pacientët e vegjël.
Marrëveshja parashikon gjithashtu organizimin e seminareve të përbashkëta mbi etikën dhe të drejtat e njeriut, me fokus ndërgjegjësimin, informimin dhe promovimin e vlerave humane në kujdesin shëndetësor.


