United Rights Foundation·1 min read









Momente nga aktivitetet e projektit “Fuqizimi i të rinjve në rrugën drejt integrimit europian”, realizuar nga United Rights Foundation (URF) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS).
Përmes diskutimeve me ekspertë, punës në grup dhe ushtrimeve praktike, të rinjtë eksploruan lidhjen mes integrimit europian dhe jetës së tyre të përditshme: nga të drejtat dhe institucionet demokratike, te mundësitë e barabarta, pjesëmarrja digjitale dhe angazhimi në komunitet.
Një hapësirë për të bërë pyetje, për të ndarë ide dhe për të kuptuar se si secili mund të kontribuojë në vendimmarrje dhe në të ardhmen europiane të vendit.


