



Më 13 nëntor 2026, United Rights Foundation (URF), në kuadër të projektit “Vota e Parë: Përzgjedhje, Përfaqësim dhe Vendimmarrje Rinore”, organizoi një seminar ndërgjegjësues me pjesëmarrjen e të rinjve, me fokus rëndësinë e informimit, përgjegjësisë qytetare dhe angazhimit aktiv në proceset demokratike.
Gjatë seminarit, përmes diskutimeve ndërvepruese, u trajtua roli i të rinjve në forcimin e demokracisë, rëndësia e ushtrimit të së drejtës së votës dhe ndikimi që pjesëmarrja e tyre mund të ketë në proceset vendimmarrëse.
Aktiviteti synoi të nxisë ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e të rinjve në jetën qytetare, duke theksuar rëndësinë e një rinie të informuar, të përgjegjshme dhe aktive në shoqëri.
Projekti “Vota e Parë: Përzgjedhje, Përfaqësim dhe Vendimmarrje Rinore” zbatohet nga United Rights Foundation, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit përgjegjës për rininë.
Mendimet dhe opinionet e shprehura në kuadër të projektit u përkasin autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrit përgjegjës për rininë.


