Nga e Drejta, Te Veprimi

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet United Rights Foundation (URF) dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), zhvilluam në Kamëz një aktivitet informues, me fokus njohjen e të drejtave të qytetarëve dhe mekanizmave për mbrojtjen e tyre.

Gjatë takimit, diskutuam mbi rolin dhe funksionet e AMP-së, mekanizmat e trajtimit të ankesave të qytetarëve, si dhe rëndësinë e këtij institucioni në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Përmes diskutimeve të hapura, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, shoqërisë civile dhe qytetarëve për një komunitet më të informuar dhe aktiv.

Share this