URF – ‘Help The Life’ Association | Marrëveshje Bashkëpunimi 

United Rights Foundation (URF) dhe Shoqata “Ndihmoni Jetë” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me synimin për të mbështetur Qendrën për Shërbime Komunitare të Integruara dhe Jetesës së Pavarur për të Rriturit me Aftësi të Kufizuara mbi 18 vjeç.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, URF ka kontribuar me një donacion për banorët e qendrës, ndërsa palët synojnë të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta dhe të mobilizojnë mbështetje të mëtejshme për nevojat e tyre.

Share this