United Rights Foundation·1 min read












Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet United Rights Foundation (URF) dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), u zhvillua Konferenca Rajonale në Shkodër, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së, z. Klevis Qose, dhe CEO-s së URF-së, znj. Jona Dervishi.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, medias, Bashkisë dhe studentë. Diskutimet u përqendruan te roli dhe funksionet e AMP-së, mekanizmi i ankesave dhe rëndësia e angazhimit qytetar.
Përmes këtij bashkëpunimi, URF dhe AMP synojnë të forcojnë lidhjen ndërmjet institucioneve dhe komunitetit, duke promovuar informimin, transparencën dhe llogaridhënien.


