




Ersekë ishte fokusi i “KonVer”, projektit të mbështetjes dhe bashkëpunimit të përbashkët në interes të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të shërbimeve në fushën e edukimit, turizmit, kulturës dhe sidomos të shërbimeve sociale në Ersekë.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kryetarit të Bashkisë së Kolonjës Erion Isai dhe Presidentes së URF-së, Jona Dervishi shënon nisjen e këtij rrugëtimi, duke lehtësuar ofrimin e mundësive për zhvillimin e potencialit dhe perspektivës së së ardhmes për komunitetin e Ersekës.
#urf #unitedrightsfoundation #erseke


