














United Rights Foundation/URF, së bashku me përfaqësuesit dhe ekspertët e saj, në kuadër të projektit “KonVer”, zhvilloi një takim në Përmet me fokus identifikimin e nevojave specifike të target-grupeve vulnerabël, si dhe fushave prioritare që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin lokal.
Gjatë takimit, Znj. Alma Hoxha (Qamo) dhe profesionistë të sektorëve të ndryshëm ndanë perspektivat e tyre mbi sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim në kuadër të projektit “KonVer”. ✨
Kjo tryezë e rrumbullakët shërbeu si një hap i rëndësishëm për diskutimin dhe prioritizimin e ndërhyrjeve të ardhshme në mbështetje të komunitetit.


