
URF, me iniciativën e Presidentes, Jona Dervishi, në vijim të angazhimit për bashkëpunim me bashkitë në të gjithë vendin dhe duke vendosur në fokus nevojat reale të komuniteteve, nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Bashkinë Kukës.
Ky hap vjen si pjesë e përpjekjeve për të forcuar ndërhyrjet konkrete në terren, me synim minimizimin e përjashtimit social dhe rritjen e mirëqenies për grupet në nevojë.
Falënderojmë për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të ndërtuar iniciativa të përbashkëta, Z. Abdulla Domi.
Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.


