


URF, me iniciativën e Presidentes, Jona Dervishi, në vijim të angazhimit për bashkëpunim me bashkitë në të gjithë vendin dhe duke vendosur në fokus nevojat reale të komuniteteve, nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Bashkinë Kukës.
Ky hap vjen si pjesë e përpjekjeve për të forcuar ndërhyrjet konkrete në terren, me synim minimizimin e përjashtimit social dhe rritjen e mirëqenies për grupet në nevojë.
Falënderojmë për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të ndërtuar iniciativa të përbashkëta, Z. Abdulla Domi. 🤝
Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.


