Një mbrëmje e mbushur me sport, energji pozitive dhe frymë komunitare!
World Cup Watch Party, i organizuar nga URF në bashkëpunim me APR , mblodhi së bashku qytetarë të shumtë për të ndjekur ndeshjen Ekuador – Gjermani në një atmosferë miqësore dhe argëtuese.
Pjesëmarrësit jo vetëm që shijuan emocionet e ndeshjes, por u bënë pjesë edhe e shorteut për rezultatin e saktë, ku tre fitues morën dhurata simbolike nga URF. 🎁
Një falënderim i veçantë shkon për moderatorin sportiv Gerti Çarçani për praninë dhe kontributin e tij në këtë aktivitet.
Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Momente si këto na tregojnë se sporti ka fuqinë të bashkojë njerëzit dhe të krijojë komunitete më të forta. 💛


