

















📍 14–15 Nëntor | Vlorë
URF zhvilloi ciklin e seminareve “Startups, Fundraising and Writing EU Projects”, ku të rinjtë morën njohuri praktike mbi sipërmarrjen, mënyrat e sigurimit të fondeve dhe hartimin e projekt–propozimeve sipas standardeve të BE-së.
👥 Seminaret u udhëhoqën nga ekspertët Engjell Limani dhe Esjurda Tallushi, në kuadër të projektit
“Seminar Series: Empowering Youth on the Way to European Integration”, me mbështetjen e Konrad Adenauer Stiftung.
✨ Ky trajnim i inspiroi të rinjtë të mendojnë më gjerë, të propozojnë dhe të ndërtojnë ide me potencial real zhvillimi.
Gjatë punës në grupe, pjesëmarrësit prezantuan tre projekt-ide, të cilat do të përfshihen në projekt-propozimet e ardhshme të URF-së.
