











URF me mbështetjen e KAS Albania ishte me të rinjtë e Kavajës në një takim ku u ndërthurën kujtimet mbi përjetimin e monizmit, sipas studimeve dhe dëshmive të të parëve në Kavajë, si dhe rëndësia e forcimit të kulturës demokratike dhe kufijve të shëndetshëm, duke njohur rrënjët e një regjimi që nuk kurseu askënd.
Shfaqja e filmit dokumentar “Gladius” solli mesazhe sociale dhe emocione të forta përjetimi nga regjisori Viron Roboci.
Në këtë seri seminaresh morën pjesë edhe mësuesja e historisë Elda Keci dhe ekspertja e fushës sociale Esjurda Tallushi, ndërsa interesi i maturantëve të shkollës së mesme “Aleksandër Moisiu” ishte i dukshëm përmes pyetjeve dhe diskutimeve mbi këtë periudhë dhe rrëfimeve familjare mbi komunizmin në Kavajë.
