United Rights Foundation zhvillon “Klubin e Librit” me të rinjt.

URF zhvilloi “Klubin e Librit” me të rinj që e duan atë 📚, duke diskutuar transformimin e vendit të gruas sipas letërsisë shqiptare ndër vite, përmes mesazheve social–edukative të rëndësishme.

Aktiviteti u moderua nga Esmeralda Metko, me kontributin e trajneres për të rinjtë, Helena Kace 👥.

Në një rrëfim emocionues të injektimit të dëshirës dhe motivimit për librin, gazetarja dhe Prof. Rezear Xhaxhiu ishte vlerë e shtuar e këtij Klubi, ku përmes pyetjeve, interaktivitetit të të rinjve dhe narrativës u ndanë fakte shumë interesante për librin ✨.

Ky workshop u realizua në kuadër të projektit: “Gratë e Vajzat – forca dhe zëri i komunitetit përmes tejkalimit të pabarazive gjinore”, mbështetur nga AMSHC 💛.