United Rights Foundation nënshkroi një tjetër Marrëveshje Bashkëpunimi, këtë herë me Bashkia Dibër.

Një tjetër hap bashkëpunimi për zhvillimin e komunitetit! 🤝
United Rights Foundation nënshkroi një tjetër Marrëveshje Bashkëpunimi, këtë herë me Bashkia Dibër.

Presidentja e URF-së, Jona Dervishi, dhe Kryetari i Bashkisë, Rahim Spahiu, firmosën këtë marrëveshje që synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen në fusha prioritare të zhvillimit të qëndrueshëm. 🌱

Kjo marrëveshje krijon mundësi për ndërhyrje konkrete dhe mbështetje sipas fushave të ekspertizës së URF-së, duke iu përgjigjur më mirë nevojave të grupeve vulnerabël në komunitet dhe duke kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik të zonës. 🌍

URF – pranë komunitetit!
URF – zëri yt i vërtetë! 💙