Supervizim e Mentorim ishte aktiviteti i radhës i zhvilluar më datë 02.10.2024 me të rinj të Tiranës në kuadër të projektit: “ Të rinjtë aktivistë si edukatorë e motivues të sjelljeve pro-sociale tek bashkëmoshatarët”, të mundësuar nga Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile.

Supervizim e Mentorim ishte aktiviteti i radhës i zhvilluar dje më datë 02.10.2024 me të rinj të Tiranës në kuadër të projektit: “ Të rinjtë aktivistë si edukatorë e motivues të sjelljeve pro-sociale tek bashkëmoshatarët”, të mundësuar nga Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile.
Nën tematikën: “ Të rinjtë për të rinjtë në aftësimin praktik të edukimit me bashkëmoshatarë ndaj minimizimit të fenomeneve sociale me ndikim negativ tek ata”, të rinjtë prezantuan tema që lidhen me parandalimin e sjelljeve asociale nën supervizimin e ekspertëve tanë në lidhje me teknikat, metodat, hapat që kërkojnë konkretizimin e komunikimit empatik e asertiv përballë bashkëmoshatarëve.
URF është e vendosur për të besuar në potencialin e të rinjve për të mbështetur sjelljet pro-sociale tek bashkëmoshatarët!

URF, zëri i të rinjve!
URF, zëri yt i vërtetë!