Starton “KonVer”: URF sjell një nismë kombëtare për identifikimin e nevojave sociale

URF ka filluar zbatimin e projektit “KonVer”, një nismë që synon të arrijë në çdo skaj të Shqipërisë për prezantimin e punës së URF dhe për identifikimin e nevojave të grupeve më të cenueshme.

Starti i kësaj nisme u realizua në Fier, në një tryezë të rrumbullakët me ekipin multidisiplinar të Shërbimeve Sociale, me prezencën e Nënkryetares së Bashkisë Fier Mirela Pitushi dhe përfaqësues të shoqërisë civile, konkretisht organizatës “Epoka e Re”.

Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm dhe efektiv për adresimin e problematikave në nivel bashkie dhe për forcimin e bashkëpunimit në mbështetje të grupeve vulnerabël. 💛

#unitedrightsfoundation#bashkiafier#konver