Solidaritet në Kujdesin Psikiatrik: URF pranë Pacientëve të QSUT

URF ishte pranë pacientëve të Spitalit Psikiatrik në QSUT me një donacion të dedikuar për pacientët rezidentë dhe ditorë, me qëllim sensibilizimin e komunitetit mbi rëndësinë e mos-përjashtimit social të këtij grupi të ndjeshëm.

Zgjedhja e periudhës së festave simbolizoi solidaritetin dhe nevojën për reflektim mbi rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit mendor, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të personelit shëndetësor.

Përfaqësuesit e URF-së u pritën nga stafi mjekësor, i cili vlerësoi kontributin jo vetëm në aspektin material, por edhe në reduktimin e stigmatizimit ndaj pacientëve me çrregullime të shëndetit mendor.💛