Seminar: “Marrëdhëniet njerëzore në kohën moderne dhe komunikimi i shëndetshëm në epokën digjitale”

“Marrëdhëniet njerëzore në kohën moderne dhe komunikimi i shëndetshëm në epokën digjitale” ishte tema e radhës që u trajtua nga United Rights Foundation (URF), me lektoren e seminarit Znj. Klaudia Hasanllari dhe studentët e Rezidencës Studentore Universitare Nr.1.

E ftuar speciale në këtë seminar ishte Dr. Inva Kociaj, pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe eksperte në fushën e drejtësisë, e cila ndau perspektiva të vlefshme mbi sfidat e marrëdhënieve në epokën digjitale.

Ky cikël seminaresh synon të forcojë aftësitë sociale dhe jetësore të studentëve, duke reflektuar mbi zhvillimet bashkëkohore dhe rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të shëndetshme në realitetin virtual.

Sepse shoqëritë e zhvilluara investojnë në njerëz të lumtur, jo vetëm në profesionistë të mirë. 💛