








Projekti: “ Fuqizimi i të rinjve si qytetar aktiv në nivelin vendor” i zhvilluar nga URF me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, ka hyrë në një fazë tjetër, tepër interesante, atë të ndërveprimit aktiv e praktikimit të aftësive e shprehive nga vetë të rinjtë.
Kështu, në datat 25, 26 dhe 27 shtator janë zhvilluar 3 sesione supervizimi nga ekspertët me pjesëmarrës mbi 30 të rinj. Prezantimi i projekt-idesë nga të rinjtë mbi çështjet sociale për adresim në aspektin ligjor, social e proçedurial, hapat e ligjërimit publik, format e ndërhyrjes për qytetari aktive, teknikat e komunikimit verbal e joverbal ishin disa nga fazat që u detajuan në prezantimin e të rinjve nën supervizimin e ekspertëve tanë.
URF beson e punon për rritjen e potencialit të të rinjve si qytetar aktiv!
URF, zëri yt i vërtetë!