KonVer në Dibër!

KonVer në Dibër! 🤝

United Rights Foundation vijon misionin e saj për identifikimin e nevojave të grupeve të cenueshme në çdo skaj të vendit, me qëllim planifikimin e ndërhyrjeve sa më efektive dhe të qëndrueshme. 🌍

Me pjesëmarrjen e Presidentes dhe ekspertëve të fushave të ndryshme, URF zhvilloi në Dibër një tryezë të rrumbullakët me Bashkia Dibër, ku morën pjesë drejtoritë kryesore të zhvillimit dhe shërbimeve në bashki. Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë e niveleve drejtuese dhe specialistëve të sektorëve përkatës, duke i dhënë rëndësinë e duhur identifikimit të problematikave sipas funksioneve dhe përmes qasjes së ekipeve multidisiplinare. 📊

Ky takim u zhvillua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë, Rahim Spahiu, si dhe me pjesëmarrjen e veçantë të Nënkryetarit Sajmir Kojnozi.

URF në mbështetje të pushtetit lokal dhe nevojave të komunitetit! 💙

#unitedrightsfoundation #bashkiadiber #konver