Future narratives: AI dhe Art

“Future narratives: AI dhe Art”🎨

Më datë 3 dhe 4 nëntor, në Tiranë u zhvillua workshopi në kuadër të projektit “Politics Narratives through Art Exhibition”, i zbatuar nga United Rights Foundation (URF) dhe Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

Të rinjtë u angazhuan në diskutime interaktive mbi artin dhe ndërthurjen e tij me inteligjencën artificiale, ndërsa në sfond po merrte formë piktura “Ora e Tranzicionit”, e shoqëruar me muzikë të improvizuar nga studentë të artit.

🎭 Aktiviteti u drejtua nga Iris Canaj, Adela Kallajxhi dhe Kejsi Kercyku, me lehtësimin e Esjurda Tallushit.

#UnitedRightsFoundation#KAS