

















Me datë 5 dhe 6 nëntor u zhvillua në Tiranë seminari me temë “Education and European Standards in Learning – Youth Opportunities in the EU”, në kuadër të projektit “Seminar Series: Empowering Youth on the Way to European Integration”, i zbatuar nga URF dhe Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung.
Gjatë dy ditëve, të rinjtë u angazhuan në diskutime dhe ushtrime interaktive, duke fituar njohuri mbi mundësitë që ofron edukimi, hapësirat për internship dhe praktika, si edhe procesin e standardizimit të arsimit në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.
Seminari u zhvillua me lehtësimin e trajnereve Marlisa Çela, Helena Kace dhe Esjurda Tallushi.
