Së bashku kundër dhunës në familje

Në kuadër të angazhimit të përbashkët kundër dhunës me bazë gjinore dhe marrëveshjes së bashkëpunimit URF–AMP, në qytetin e Beratit u zhvillua një tryezë e rrumbullakët ndërinstitucionale, me fokus fuqizimin e reagimit institucional ndaj dhunës në familje, veçanërisht ndaj grave dhe vajzave.

Në këtë takim u diskutuan sfidat në identifikimin, trajtimin dhe adresimin e rasteve të dhunës në familje, si dhe rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve për të garantuar një përgjigje sa më efektive dhe në kohë.

Pjesëmarrës në tryezë ishin drejtues dhe përfaqësues të Policisë në nivel qarku, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Bashkisë Berat, si dhe ekspertë të çështjeve sociale dhe ligjore nga URF dhe AMP.

Një reagim institucional më i fortë nis me bashkëpunimin, përgjegjësinë dhe veprimin e përbashkët.

Dhunës nuk i përgjigjemi vetëm me fjalë, por me institucione të përgjegjshme dhe mekanizma konkretë mbrojtjeje.

Share this