UNITED RIGHTS FOUNDATION NËNSHKROI NJË TJETËR MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI, KËTË HERË ME BASHKIA BERAT.

URF, me nismën e Presidentes, Znj. Jona Dervishi, në kuadër të mbështetjes dhe bashkëpunimit me çdo bashki të vendit, si dhe duke i dhënë prioritet vlerësimit të nevojave të komunitetit, bazuar në kontributin specifik për minimizimin e përjashtimit social, nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Bashkinë Berat.✊🏻💛

Falënderojmë për mundësinë dhe gatishmërinë për bashkëpunim në vijimësi, Z. Ervin Ceca, Kryetar i kësaj Bashkie.
Së bashku në mbështetje të komunitetit dhe në krijimin e mundësive reale për zhvillim dhe ri-integrim.