Çfarë është KonVer?
KonVer: nisma kudo dhe kurdo në të gjithë Shqipërinë për grupet e cënueshme – aty ku shpesh nevojat mbeten të pakonsiderueshme dhe shërbimet të padukshme!
Konispol + Vermosh = KonVer. Një nismë që mbulon të gjithë vendin, për çdo komunitet që ka nevojë.
Çfarë përfaqëson çdo shkronjë
Disa nga proceset që përmban ky projekt lidhen me këto terma:
Ku mund të ndihmojë KonVer
Bashkitë në përgjithësi shpesh kanë nevojë për:
Zhvillimin e shërbimeve të reja sociale
Zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese
Ofrimin e trajtimeve mbi burimet njerëzore dhe nevojat komunitare
Asistencë në aplikime për fonde
Ndihmë në implementimin e projekteve zhvillimore sipas nevojave lokale, p.sh.:
Identifikimi i nevojave të target-grupeve të cënueshme në qarqet e vendit për të ndërhyrë në minimizimin e përjashtimit social të tyre.
Një qasje profesionale dhe multidisiplinare
Në fokus të këtij procesi do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme për eksplorimin e nevojave, duke i dhënë një dimension profesional, multidisiplinar dhe ndër-institucional.
Fazat e identifikimit të nevojave
Fazat e identifikimit të nevojave do të realizohen përmes:
Hulumtim paraprakVlerësim i evidencave ekzistuese, si statistika apo raste konkrete.
Rrjetëzim koncepteshNdarje funksionale e aktorëve bashkiakë.
Dëgjime publikeFokus-grupe me profesionistë lokalë.
Pyetësorë dhe intervistaIntervista gjysmë të strukturuara.
AnalizëAnalizë e faktorëve situacionalë dhe objektivë.
Bazuar në të dhënat e mbledhura, URF do të:
Identifikojë sfidat
Sfidat kryesore në ofrimin e shërbimeve sociale, për t'i mbështetur bashkitë në projekte të ardhshme që u përgjigjen nevojave të tyre.
Rekomandojë modele
Modele ndërhyrjesh për komunitetet lokale.
Sigurojë analiza të krahasuara
Midis bashkive për prioritete të ardhshme, duke pasqyruar konkretisht mangësitë në lidhje me specifikat e grupeve të cënueshme.
Krijojë një databazë kombëtare
Për nevojat, shërbimet që ofrohen aktualisht dhe boshllëqet që ekzistojnë në të gjithë vendin, me qëllim ndërmarrjen e nismave konkrete për ndërhyrje specifike në mbështetje të grupeve vulnerabël.
Sinergjia në drejtim të bashkëpunimit dhe mbështetjes konkrete për ri-integrim në shoqëri të grupeve të përjashtuara sociale është forma më e lartë e qytetarisë aktive dhe kontribut i drejtpërdrejtë në trajtimin me dinjitet të çdo grupi të cënueshëm, duke i dhënë përparësi të drejtave të njeriut!
Më shumë rreth KonVer...
UNITED RIGHTS FOUNDATION NËNSHKROI NJË TJETËR MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI, KËTË HERË ME BASHKIA DIBËR.
UNITED RIGHTS FOUNDATION NËNSHKROI NJË TJETËR MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI, KËTË HERË ME BASHKIA LEZHË.
UNITED RIGHTS FOUNDATION NËNSHKROI NJË TJETËR MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI, KËTË HERË ME BASHKIA PËRMET.