URF & KAS – “Nga heshtja në dialog: Eksplorimi i trashëgimisë së komunizmit në Shqipërinë rurale përmes filmit dokumentar Gladius”

Mullet

URF në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung zhvilluan seminarin e parë me temë: “Nga heshtja në dialog: Eksplorimi i trashëgimisë së komunizmit në Shqipërinë rurale përmes filmit dokumentar Gladius”

Pjesëmarrësit ndoqën dokumentarin Gladius, i prezantuar nga regjisori Viron Roboci, i cili ndau reflektime mbi procesin e realizimit dhe historitë që filmi përcjell.

Pas shfaqjes, u zhvillua një diskutim i hapur me panelistë, ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe anëtarë të komunitetit, ku u ndanë kujtime, përvoja dhe këndvështrime mbi jetën në zonat rurale gjatë komunizmit, sfidën e të folurit për të kaluarën dhe rëndësinë e dialogut për ndërtimin e një shoqërie më të ndërgjegjshme dhe demokratike.

Share this