


Marrëveshje Bashkëpunimi me Bashkinë Durrës!✒️
Bashkia Durrës me Kryetaren @emiriana.sako dhe United Rights Foundation firmosën sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon të forcojë shërbimet sociale, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e projekteve në mbështetje të komunitetit lokal.
Ky partneritet hap rrugën për iniciativa të përbashkëta që do të ndikojnë pozitivisht tek grupet më të ndjeshme dhe do të nxisin pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në zhvillimin e qytetit.
