URF firmos marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Kuçovës.

Kuçovë | Marrëveshje Bashkëpunimi✒️

URF firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Kuçovës që na lejon të jemi edhe më pranë komunitetit, për të sjellë projekte që flasin për të drejtat e njeriut, mjedisin, barazinë gjinore, përfshirjen sociale dhe fuqizimin e të rinjve.

💛 Ky bashkëpunim është një mundësi për të bërë punë reale në terren, për të dëgjuar njerëzit dhe për të ndërtuar hapësira ku zëri i komunitetit ka peshë.

Jemi gati të sjellim ide të reja, aktivitete, trajnime dhe energji pozitive së bashku për një Kuçovë më aktive, më të informuar dhe më përfshirëse.✊🏻💛