Kuçovë | Workshop me të rinjtëTema: Kujtesa dhe Trashëgimia Artistike e Periudhës Komuniste

 Kuçovë | Workshop me të rinjtë
Tema: Kujtesa dhe Trashëgimia Artistike e Periudhës Komuniste

URF zhvilloi një aktivitet dy ditor me të rinjtë e qytetit, ku eksploruam së bashku mënyrat se si arti ka reflektuar, ruajtur dhe interpretuar kujtesën e periudhës komuniste në Shqipëri. Duke u ndalur te Kuçova si një ish “qytet model”, workshopi ndërthuri perspektiva historike, sociologjike dhe artistike për të kuptuar ndikimin e ideologjisë në krijimtari dhe rolin e artistëve në tranzicionin kulturor pas viteve ’90.

💬 Të rinjtë u frymëzuan nga diskutimi dhe shprehën vullnetin për t’u angazhuar në aktivitete kulturore që lidhen me artin dhe historikun e qytetit, për të ruajtur dhe trashëguar atë që brezat lanë pas.

Ky aktivitet u zhvillua nga URF mbeshtetjen financiare te Fondacionit Konrad Adenauer, ne kuader te projektit: “ Political Narratives throught Art Exhibition”