Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Caritas Shqiptar dhe United Rights Foundation – URF.

Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes organizatave me mision human dhe social!

🤝 Një partneritet për të mirën e përbashkët!

Sot, pranë zyrave të Caritasit Kombëtar, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Caritas Shqiptar dhe United Rights Foundation – URF.

Ky bashkëpunim forcon përpjekjet e përbashkëta për promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen sociale e humanitare të komuniteteve në nevojë.

Znj. Juljana Reso, Drejtoreshë e Caritas Shqiptar, dhe Znj. Jona Dervishi, Drejtoreshë e URF, theksuan rëndësinë e këtij partneriteti dhe angazhimin e ndërsjellë për një shoqëri më të drejtë e gjithëpërfshirëse.