











United Rights Foundation realizoi një donacion për Zjarrfikësit e Tiranës, duke i mbështetur me mjete dhe pajisje që përmirësojnë kushtet e punës dhe rrisin sigurinë e tyre gjatë përballjes me situata emergjente. Ky veprim është shprehje e mirënjohjes dhe respektit tonë ndaj njerëzve që çdo ditë rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët.
Si URF, do të vazhdojmë të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar.✊🏻💛