Gratë dhe vajzat e Elbasanit bashkë kundër pabarazive gjinore.

URF ishte dje në qytetin e Elbasanit në një fokus-grup eksplorues me gra e vajza të profesioneve të ndryshme nën kujdesin e veçantë të juristes dhe aktivistes Anisa Hoxholli e cila është gjithnjë e gatshme për të mbrojtur të drejtat e njeriut me pasionin dhe forcën qe e karakterizon. Kordinatore e Elbasanit për URF.

Qëllimi i tij ishte ngritja e iniciativave të përbashkëta komunitare për minimizimin e stereotipeve gjinore, nxitjen e reagimit të përbashkët kundër dhunës me bazë gjinore.

Pjesëmarrësit i dhanë përgjigje pyetjeve te hapura nën moderimin e ekspertes dhe njëkohësisht u përfshinë në mënyrë interaktive përmes diskutimeve, ushtrimeve supozuese/imagjinare që nxisin fuqizimin e tyre për reagim social ndaj pabarazive gjinore!

Ne besojmë tek potenciali i çdo gruaje për të gjetur vendin që i takon në shoqëri përtej sfidave!

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit: “ Gratë e vajzat-zeri i komunitetit përmes tejkalimit të pabarazive gjinore”, i mbështetur nga Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile.

URF, Zëri yt i vërtet.💛

– Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbatja e tij është përgjegjësi e autorit, opinion i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së