URF Në Qendrën “CLINTON”

URF, përmes një aktiviteti rekreativ me Qendrën “Clinton” në Tiranë ofroi ndërgjegjësim tek fëmijët nëpërmjet artit me tematikë përkujdesin për kafshët.🫶🏻🐾

Një ndër takimet më interesante ka qenë ky me fëmijët e talentuar të cilët përçuan mesazhe të rëndësishme me moto: “Ti duam e t’i mbrojmë kafshët!”

Gjithashtu fëmijët, përveç pikturës, patën mundësinë të dëgjojnë këshillat e veterineres dhe të eksplorojnë ndjenjat e mendimet si pjesë e ushtrimeve imagjinare nga ekspertja e sjelljes me në fokus dashurinë e përkushtimin për kafshët.
URF dhuroi edhe materiale të cilat janë të dobishme për ushtrimin e talentit të fëmijëve në kursin e pikturës.