Abuzimi dhe dhuna në familje – fenomen global

Abuzimi dhe ushtrimi i dhunës në kohët moderne po bëjnë jehonë. Çdo ditë dëgjojmë e shikojmë raste nga më të ndryshmet, si dhuna, përdhunimi e abuzimi. Këto fenomene globale duhen ndaluar dhe duhen marrë masa të rrepta parandaluese sa më parë. Përmendim rastin e nënës së dëshmorit në Kosovë, e cila bëri bujë në rrjetet sociale. Këtë e parashtrojmë si fenomen, por natyrshëm lind pyetja: sa raste ka të tilla? Pa fund!… Mos të harrojmë se ajo ishte një grua, një motër, një nënë, një gjyshe. Meritonte përkujdesjen më të madhe, respektin dhe dashurinë, e jo dhunën e përbuzjen. Këto raste duhet të ndiqen me shumë vëmendje nga organet kompetente dhe duhet të trajtohen me shumë kujdes, sepse dhuna fizike shkakton disa forma dëmtimi ose lëndimi, që mund të shkaktojnë edhe vdekjen. Por nuk ngel mbrapa dhe dhuna emocionale që luan një efekt në shoqëri dhe shkakton shumë dëme të ndërsjella. Prandaj në këto kushte, një rol shumë të rëndësishëm e luan edukimi, që është një faktor kyresor. Një edukim i brezave, bazuar në parime të shëndosha, prodhon njerëz me vlerë, që ne duhet ta bëjmë parim thelbësor; duhet ta shpërndajmë atë mes njëri-tjetrit dhe ta bëjmë parim bazë të veprimit.

Përfundime dhe rekomandime:

Demokracia ka krijuar shanse dhe mundësi të reja për afrimin e rolit të gruas në shoqëri. Hapësirat e lirisë në vendin tonë janë zgjeruar. Statistikisht, sot mbi 4 milionë gra në botë janë viktima të akteve të rënda të dhunës – nga të dashurit ose bashkëshortët. Demokracia ka krijuar shanse dhe mundësi të reja për afrimin e rolit të gruas në shoqëri. Hapësirat e lirisë në vendin tonë janë zgjeruar.

Ndikimi i dhunës: 10%-20% e njerëzve që marrin lëndime traumatike të trurit fillojnë të kenë probleme me abuzimin me substanca pas lëndimit. Mbrojtja e të drejtave të grave do kujdes në përqasje cilësore. Shëndetësia luan një rol të rëndësishëm dhe kjo duhet përmendur. Duhet përmendur sepse ne përjetësojmë luajtjen e këtij roli shumë të rëndësishëm. Është fenomen i rëndësishëm dhe ky fenomen i rëndësishëm mendoj se duhet trajtuar më shpesh. Nga sondazhet dhe tryezat multidisiplinore për ndihmën e menaxhimit të rastit, nënkuptojmë grupin multidisiplinar që përfshin profesionistë nga institucionet përkatëse.

Dr. Albana Jeminaj, Juriste Eksperte , dhe Pedagoge në Kosovë!