Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, 𝗨𝗥𝗙 organizoi një tryezë diskutimi me pjesëmarrjen e profesionistëve nga fusha të ndryshme:
• Mjekë dhe psikologë 🩺
• Punonjës socialë dhe përfaqësues të shërbimit të provës🏛️
• Përfaqësues nga Bashkia Tiranë 🤝
Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e garantimit të të drejtave themelore për çdo individ, me theks të veçantë tek e drejta për shëndet dhe qasje ndaj shërbimeve të nevojshme. Kjo iniciativë shërbeu për të adresuar sfidat dhe për të promovuar bashkëpunimin ndërinstitucional për të siguruar barazi dhe dinjitet për të gjithë.