




URF sot u bashkua në një takim me moshën e tretë në shtëpinë e të moshuarve:
“ Sefer Dervishi”, Kavajë.
URF dhuroi një TV 70 inc për në hollin e përbashkët ku të moshuarit kalojnë kohën e lirë.
Pjesë e takimit ishin tre vajza adoleshente duke dhënë mesazhe inkurajimi e empatie për gjyshërit. I ftuari i veçantë i këtij takimi ishte Z. Bledi Mane i cili ndau biseda të ngrohta me moshën e tretë.
URF, është pjesë e nismave sociale të vazhdueshme me fokus moshën e tretë duke besuar tek solidariteti i brezave!
URF, zëri yt i vërtetë!💛