URF zhvillon aktivitetin Mentorime, me tematikë: “ Të rinjtë për të rinjtë në praktikimin e aftësive e shprehive për qytetarinë aktive” me pjesemarrjen e mbi 20 të rinjve.

Në datat 02 dhe 03 Tetor URF zhvilloi aktivitetin Mentorime, me tematikë: “ Të rinjtë për të rinjtë në praktikimin e aftësive e shprehive për qytetarinë aktive” me pjesemarrjen e mbi 20 të rinjve.

Mentorimi i vë të rinjtë përpara përgjegjësisë në ushtrimin e detyrave e të drejtave të tyre si qytetar aktiv në shoqëri, duke konkretizuar njohuritë e marra nga fokus-grupet, workshopet, tryezat e rrumbullakta, trajnimet, supervizimet, në nivelin më të lartë, atë të praktikimit të shprehive të fituara nëpërmjet kauzave e role-play-t dhe vlerësimit rigoroz nga ekspertë të fushës.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit: “ Fuqizimi i të rinjve si qytetar aktiv në nivelin vendor”, të mbështetur nga Bashkia Tiranë.

URF, për qytetari aktive tek të rinjtë!🙌🏻
URF, zëri yt i vërtetë!💛